Spanjë, 250 mln euro dëm nga kaosi ajror

06/12/2010 18:20

Kaosi i shkaktuar të premten dhe të shtunën në aeroportet spanjolle për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimit i ka shkaktuar një dëm prej 250 milionë eurosh sektorit turistik të vendit.

Vlerësimi në fjalë është bërë nga federata e agjencive të udhëtimit AEDAVE.

Paralizimi i trafikut ajror bllokoi në tokë mbi 600 mijë persona, në Spanjë dhe aeroporte të tjera të botës.

Rrjeti informativ amerikan, ABC shkruan se mijëra pasagjerë kanë bërë padi penale ndaj kontrollorëve të trafikut ajror.

Top Channel