Rusi, ndalohen kujtimet e Musolinit

06/12/2010 18:00

Rusia ka ndaluar shkrimet e Benito Mussolini. Gjykata e distriktit të Miyakinski, në republikën e Bashkiria, ka dekretuar futjen e kujtimeve të ish diktatorit italian në listën federale të letërsisë së cilësuar si ekstremiste.

Teksti nën akuzë lidhet me vitet 1942-1943 dhe deri tani mund të gjendej shumë lehtë edhe në internet.

Nuk është hera e parë që tekstet mbi fashizmin dhe nazizmin përfundojnë nën shenjstrën e autoriteteve ruse.

“Doktrina e fashizmit”, ashtu si edhe “Mein Kampf” i Adolf Hitler ishin deklaruar të paligjshme muajin e shkuar.

Top Channel