Ristani: Vendimi për fletët, së shpejti

06/12/2010 21:20

Pas një mbledhjeje rutinë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetari Arben Ristani, i pyetur nga mediat, ka deklaruar se KQZ do të vendosë së shpejti për boshatisjen ose jo të kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas zotit Ristani, nëse KQZ vendos boshatisjen e kutive, fletët e votimit, ashtu sic parashikon ligji, do të digjen, kurse materialet zgjedhore do të dërgohen në Arkivën e Shtetit.

“KQZ pati një lehtësim në strategjinë e punës kur mësoi se mund të kishte të garantuar një fond për kuti të reja. Megjithatë, do të jetë pjesë e vendimmarrjes së KQZ nëse do vendosë pastrimin e kutive për zgjedhjet e ardhshme, apo do të jetë kjo ofertë e qeverisë. Nëse nis puna për pastrimin e kutive, fletët e votimit do të digjen dhe do shkojnë në arkivë dokumentet e duhura”, ka deklaruar Ristani.

Ai ka shtuar se, nëse një komision do të fillojë punën, atëherë do të vendoset sipas ligjit dhe përmes një vendimmarrjeje në KQZ.

Top Channel