Rama: Vendi rrezikon katastrofën

06/12/2010 21:30

Pas vizitës në zonat e përmbytura të Shkodrës, kryetari i PS, Edi Rama së bashku me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruci dhe disa deputetë të tjerë të kësaj force politike kanë udhëtuar drejt Fierit për të parë nga afër situatën pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa, që solli dhe përmbytje në disa zona të këtij qytetit.

“Nëse nuk bëhet sot një operacion radikal duke adresuar të gjitha fondet e shtetit për investime në infrastrukturë, tek hapja, pastrimi, sistemimi, kanalizimet, vijat e kullimit, argjinaturat, proceset e pastrimit të lumenjve dhe pyllëzimit të territoreve, nesër jo vetëm do jetë shumë vonë, por mund të gjëndemi përballë katastrofash që mund të marrin jetë njerëzish. Prandaj është momenti për të korrigjuar një gabim historik të viteve të fundit, që është hedhja e parave për shirita elektoralë”, ka deklaruar Rama.

Pas Fierit, destinacioni tjetër i Ramës ka qenë Vlora, aty ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve të zonave të përmbytura nga lumi Vjosë.

Top Channel