Rama: Operacion radikal antipërmbytje

06/12/2010 11:35

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vizitoi sot zonat e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit në qytetin e Durrësit.

Sipas kreut të PS-së kjo gjendje është e patolerueshme dhe nevojitet një operacion radikal antipërmbytje.

“Duhet të ndryshojmë rrënjësisht buxhetin dhe të gjitha investimet për vitin 2011 duhet të jenë kundër mocalizimit”, tha Rama, sipas të cilit nëse nuk ndërhyhet në këtë moment për ndryshimin e buxhetit, atëherë gjendja do të jetë më e keqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA