Netët e vështira në Shkodër

06/12/2010 12:00

Orët më të veshtira per qytetin e Shkodrës jane ato të natës. Në rrugë lëvizin me pak varka ndërsa njerëzit që kanë nevoja urgjente detyrohen të dalin natën në këmbë në ujërat qe kane pushtuar rruget e qytetit.

Ne oret kur erresira pushton rruget e permbytura dhe ka pak levizje te varkave. Sa me ne brendesi qe futesh aq me e trishte eshte panorama e qytetit. Ne hyrje te pallateve jane ankoruar varkat, shume lokaleve ne zone u jane thyer xhamat nga forca e ujit dhe gjithcka duket e braktisur.

Jashte temperaturat kane rene ndjeshem dhe i ftohti duket me theres rrethuar nga uji dhe erresira. Ata banore qe vazhdojne te qendrojne ne banesat e permbytura, thone se naten e kalojne neper tarraca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB