
Rrëshqitjet masive të dheut në fshtain Karkavec të Librazhdit vazhdojnë të jenë aktive.
Gjatë këtyre 24 orëve, erozioni ka shembur dy shtëpi të tjera, duke e cuar numrin e tyre në 12.
Gjithashtu, rrëshqitjet rrezikojnë edhe 20 banesa të tjera ku banorët prej dy netësh kanë fjetur në qiell të hapur nga frika se mos shtëpitë i zënë brenda.
Banorët që janë tashmë pa shtëpi janë strehuar në disa banesa të braktisura, duke vështirësuar kështu jetesën.
Një pjesë e tyre pritet të strehohen në godinën që ka qenë gjykatë dhe në hotel Turizmin të Librazhdit.
Ndërkohë, rrëshqitjet masive të dheut kanë bllokuar rrugën Qukës-Qafë Pllocë, duke izoluar disa fshatra.
Madje, në këto zona nuk është e mundur që të zhvillohet as mësimi, pasi mësuesit vinin nga Librazhdi.
Gjendja bëhet edhe më e vështirë në komunën e Qukësit pasi prej disa ditësh mungon energjia elektrike, sepse janë shembur shtyllat e tensionit të lartë dhe nuk dihet se kur mund të rregullohet kjo avari në rrjet.
Top Channel