Banka zvicerane ngrin llogarinë e Assange

06/12/2010 21:45

Zyra postare e bankës së Zvicrës, PostFinance, ka ngrirë llogaritë e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Faqja më e përfolur e internetit ka deklaruar se ngrirja përfshin edhe një fond mbrojtës dhe asete personale që kapin vlerën e 31 mijë eurove.

Wikileaks ka publikuar qindra dokumente sekrete të diplomacisë amerikane, duke acaruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, publikimi i këtyre dokumentave ka sjellë reagimin e faqeve mbështetëse, si PayPal dhe Amazon, të cilat kanë tërhequr shërbimin e tyre.

Ndërkohë, një urdhër-arrest ndërkombëtar për Assange ka mbërritur sot në duart e autoriteteve në Britaninë e Madhe, ku dyshohet se ai fshihet.

Top Channel