Shqipëria, ndihmë nga NATO
05/12/2010 12:25
Shqipëria ka bërë kërkesë zyrtare për ndihmë nga NATO.
Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, u ka kërkuar ambasadorëve të Aleancës të ndihmojnë me ilaçe, ushqime dhe çadra për të evakuuarit e të pastrehët, ndërsa falenderoi shtetet që kanë ndihmuar vendin deri tani, në këtë situatë të rënduar.
“Kërkesat më emergjente për momentin janë varkat e vogla për shpërndarjen e usqimeve, ujit dhe medikamenteve. Ka jnë reagim shumë pozitiv dhe besojmë që në ditët e ardhshme do të ketë edhe kontributet përkatëse nga secili vend”, u shpreh Haxhinasto.
Top Channel