Vasili në Shkodër: Kontroll ujit të pijshëm

04/12/2010 16:10

Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës kanë rënduar dhe situatën higjieno-sanitare, per shkak të bllokimit të gjithë pusetave dhe kolektoreve të ujërave të zeza.

I kontaktuar ne telefon, ministri i Shendetsise Petrit Vasili, i cili ndohet prej disa ditesh ne Shkoder sqaron, se po mbahen ne kontroll te vazhdueshem te gjithe ujesjellesit dhe eshte nderprerë furnizimi me uje i banoreve, atje ku jane konstatuar probleme.

“Masa kryesore është sigurimi i shërbimit shëndetësor në zonat e përmbytura, por edhe në zona të tjera. Prioritet absolut është kontrolli i ujit të pijshëm. Nga analizat e deritanishme uji është i pastër, ndërsa në ato zona ku ka patur defekte është ndërprerë menjeherë furnizimi dhe është shpërndarë për banorët ujë i kontrolluar dhe i ambalazhuar”, tha Vasili.

Ministri sqaron se deri sa uji te jete i pranishem mbi siperfaqe, prioritet eshte vetem asistenca shendetsore e banoreve, nderkohe qe me fillimin e terheqjes se ujit do te nise menjehere dezinfektimi i te gjithe zones. Persa i perket kushteve higjieno-sanitare te vendbanimeve ku po strehohen te evakuuarit, ministri i Shendetesise shprehet se ne cdo vendim qe merr Shtabi i Emergjences per strehim kihen parasysh parametrat higjieno-sanitare, te pakten per ato vendbanime, qe do te duhet te improvizohen.

Ministri i Shendetësise dhe autoritete te tjera jane pjese e shtabit te emergjences ne Shkoder,  te cilet sipas ministrit nuk lejojne te shkelen parametrat qe kane te bejne me shendetin publik  ne kete situate emergjence.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA