Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Situata e rëndë në Shkodër, e cila po mban të mbërthyer vëmendjen e të gjitheve ka zhvendosur atje edhe autoritetet me te larta te vendit.(UPDATE)
Presidenti Bamir Topi ishte fillimisht ne hidrocentralin e Vaut te Dejes, nga ku shkarkohet nje sasi e madhe e prurjeve te ujit. Presidenti Topi tha se kjo eshte e domosdoshme, ne menyre qe sistemi te mbahet i sigurt.
Ndersa pas takimit me drejtuesit e Shtabit te Emergjences ne Shkoder, presidenti Topi u beri thirrje banoreve te evakuohen, pasi sic tha ai situata eshte nga me te veshtirat.
“Kjo eshte nje situate e veshtire, ndoshta ndër me të vështirat për Shkodrën. Kjo situatë po përballohet nga institucionet e shtetit, nga policia, nga ushtria, nga mjekët dhe nga vetë populli”, tha Topi.
Nje thirrje tjeter e presidentit ishte per politiken, pasi sipas presidentit kjo nuk eshtë kohe per debate, por per solidaritet.
“Ky moment sikurse ne cdo moment tjeter te veshtire kerkon maturi, bashkepunim. I bej thirrje te gjitheve qe te jemi te gjithe bashke, te mos hapim debate te panevojshme”, tha Topi.
Ne Shkoder ka qendruar gjate gjithe dites edhe kryeministri Sali Berisha. Ai inspektoi punimet e veshtira qe po behen per te rritur argjinaturen e Torovecit. Kryeministri e vleresoi situaten si te rrezikshme, pasi, megjithe perpjekjet per te ngritur argjinaturen me lart, asgje nuk mund te parashikohet.
“Duhet të nisim shpërnguljen e njerëzve, pasi zona duhet të zbrazet sa më parë. Do të bëjmë të pamundurën për të mos dëmtuar argjinaturën dhe të mbajmë situatën nën kontroll”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha ishte edhe ne zonen e Gjadrit, ku eshte qendra kryesore e furnizimeve me ushqime. Sipas te dhenave zyrtare ne Gjader ka sasi te konsiderueshme me ushqime dhe te mjaftueshme tani per tani per te furnizuar banoret e evakuuar dhe ata qe ende ndodhen ne zonat e permbytura.
Top Channel