Topalli: Situatë e rëndë

04/12/2010 20:25

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ndodhet në qytetin e Shkodrës ku ka ndjekur nga afër situatën dhe operacionet për ndihmën ndaj banorëve të zonat e përmbytura.

“Në këto momente që po flasim kanë shkuar anijet për të ndihmuar zonën e Velipojës. Ku ka shumë të evakuuar nga Dajçi për shkak të pamundësisë për t’u kthyer nga rruga në qytetin e Shkodrës. Aty po shkojnë tre anije, po ashtu në Reç. Ndërhyrjet po bëhen edhe me helikopterë edhe në kushtet e errësirës së plotë dhe kjo është shumë e rrezikshme”, tha Topalli.

Top Channel