Reshjet, përmbytje edhe në Elbasan

04/12/2010 00:15

Për shkak të reshjeve pati rrëshqitje të dheut edhe në linjën hekurudhore Librazhd-Pogradec, në fshatin Dragostunje.

Masive dheu dhe balte, shkaktuan bllokimin të linjës hekurudhore, e për pasojë edhe anomali në itinerarin e lëvizjes së trenit në linjën Tiranë-Pogradec.

Zona u pastrua më pas nga punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve Nacionale, duke dërguar  në vend mjetet e rënda.

Reshjet shkaktuan përmbytje edhe ne Elbasan. Situata është rënduar nga mungesa e kanalizimeve në një prej lagjeve dhe prurjeve të shumta të shiut.

Por problemi më shqetësues mbetet dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe të cilat futen në oborret e shtëpive. Kjo situatë krijohet sa herë që bie shi dhe banorët detyrohen që ta nxjerrin ujin që futet në oborret e shtëpive me kova.

Ata kanë kërkuar nga autoritetet shumë herë bërjen e kanalizimeve, por kjo mbetet thjesht një shpresë e largët për t’u realizuar.

Përveç kësaj kjo lagje vazhdon të rrezikohet edhe nga Përroi i Zaranikës, argjinatura e të cilit është në gjendje kritike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA