PS: Solidaritet me të prekurit nga përmbytjet

04/12/2010 12:50

Partia Socialiste i bën apel qytetarëve shqiptarë që të ndihmojnë të prekurit nga përmbytjet në vend dhe të solidarizohen me ta në këto ditë të vështira.

Ndërkohë sipas një deklarate nga selia rozë, deputetët socialistë ndodhen në zonat e prekura dhe të dëmtuara nga Shkodra deri në Korcë për t’ju gjendur pranë të prekurve.

“Në këto momente të vështira, qytetarët e të gjitha zonave të prekura nga përmbytjet kanë nevojë më shumë se kurrë për solidaritetin njerëzor dhe ndihmën e të gjithëve ne”, thuhet në deklaratë.

Top Channel