Përmbytje edhe në Fushë-Krujë

04/12/2010 00:00

Dalja nga shtrati e lumit Zezë si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta shkaktoi përmbytje edhe në Fushë-Krujë dhe zonat përreth.

Rajone të tëra në Fushë-Krujë, Nikel dhe Bubq janë tashmë të përmbytura. Situata është shumë e rënduar, ndërsa banorët e lagjeve të prekura më shumë nga përmbytjet u përfshinë nga paniku.

Një pjesë e tyre nisen të evakuohen nga frika e rritjes së nivelit të ujit përgjatë orëve në vazhdim. Në lagjet “Bakushe Visha” dhe “Adem Gjeli” ujërat arritën në lartësinë 1,5 metra.

Reshjet e shumta që  ranë me intensitet ditët e fundit, e veçanërisht dje paradite  nxorrën nga shtrati lumin Zezë duke sjelle shpërthimin e pakontrolluar të ujërave në zonën ku ai kalon.

Kjo është përmbytja e dytë brenda pak ditësh në Fushë-Krujë që shkaktohet nga lumi Zezë i cili shpërthen ujërat në mënyrë të beftë duke shkaktuar shumë dëme në shtëpitë e disa lagjeve të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA