Mat, rrëshqet toka, bllokohen disa komuna
04/12/2010 10:35
Reshjet e dendura shkaktojne rrëshqitje të mëdha dherash duke shkaktuar bllokime në disa komuna të rrethit të Matit.
Kështu komunat Dorjan dhe Macukull janë tërësisht të bllokuara nga rrëshqitjet e tokës duke sjellë situatë të rënduar.
Ndërkohë sipas informacioneve të fundit në Lezhë gjatë gjithë natës ka vijuar puna për ngritjen e argjinaturës në Torovicë.
Po ashtu rruga nacionale Përmet-Korcë është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në zonë.
Top Channel