Klinton: Irani mund të pasurojë uraniumin, por…

04/12/2010 00:55

Në një intervistë për BBC Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton i bëri apel Iranit që do futet në bisedimet bërthamore që do të mbahen javën e ardhshme, me mirëbesim.

E pyetur nëse ndonjë ditë SHBA do të bjerë dakort me planet iraniane për pasurimin e uraniumit, Klinton tha se Republika Islamike gëzon të drejtën për pasurimin e tij, por me kusht që ky pasurim t’u shërbejë qëllimeve paqësore dhe jo ndërtimit të një arme bërthamore.

Shtetet e Bashkuara, partnerët ndërkombëtarë dhe Irani do të mbajnë javën e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës bisedimet e radhës në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA