Emergjencë në Lezhë

04/12/2010 12:20

Edhe Lezha kërcënohet cdo moment nga përmbytjet. Carja në argjinaturën e Torovicës dhe në atë të Adriatikut kanë detyruar forcat e ushtrisë të vendosen në këto zona ku eshte punuar gjate gjithe nates, nga forcat e ushtrise.

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjences civile edhe ne qarkun e  Lezhes.
 
Argjinatura e Torovices ka rrjedhje te ujit, edhe pas masave te mara nga ushtria, nderkaq derdhjet nga Shkopeti dhe Uleza duken disi me te stabilizuara. Aksi Milot-Burrel eshte zhbllokuar nga uji i shumte ndersa problemet sporadike jane evidente.

Top Channel