Durrësi në alarm, shtohen sipërfaqet e përmbytura

04/12/2010 15:50

Situata në qarkun e Durrësit vazhdon të jetë e rënduar per shkak te reshjeve te dendura te shiut qe kane rene pa pushim. Autoritetet paralajmerojne se siperfaqja e zonave te permbytura mund te shtohet.

Veçanërisht në  Vadardhe te Sukthit, Rade te Manzes dhe Shkozet e Plazh lagje të tëra ndodhen të izoluara nga uji. Shtepi dhe biznese gjenden nen uje, ndersa nderhyrjet per thithjen e ujit me pompa jane te kufizuara per shkak te vendderdhjes se ujit te mbledhur.

Kanalet e ujerave jane te tejmbushura, nderkohe qe në Porto Romano dhe ne zonen e Plazhit,  hidrovori dhe stacioni i pompimit punojnë me kapacitet të plotë. Ne hidrovorin e Hamallajt furnizimi me tension te ulet shkakton probleme ne funksionimin e motopompave.

Shtabet e Emergjences që funksionojne pranë çdo njësie vendore jane vënë te gjitha në gadishmëri te plote duke monitoruar situaten, po kuotat e larta të ujit në kanale pengojnë ndërhyrjen në to.

Disa nga digat e rezervuareve jane te rrezikuara dhe shperthimi i tyre do te ishte fatal pasi ndodhen prane zonave te banuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA