Bulqizë, banorët e Gjoricës në rrezik

04/12/2010 08:00

Rreth 20 shtëpi në Gjoricë të Bulqizëz rrezikojnë të përmbytjen nga ujërat e Drinit.

Sipas informacioneve të fundit, prurjet e lumit në këtë fshat kanë prishur tërësisht argjinaturën, duke u afruar tej mase me banesat.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se niveli i Drinit sa vjen dhe rritet dhe se aktualisht uji është vetëm një metër larg shtëpive.

Ndërkohë, policia kufitare dhe ajo e Bulqizës po përpiqen të pengojnë vërshimin e ujit.

Top Channel