Berisha: Kujdes me Vjosën
04/12/2010 20:35
Menjëherë pas Shkodrës kryeministri Berisha shkoi për në Fier ku shtabi i emergjencës i mbledhur tashmë po ndjek nga afër situatën e përmbytjeve.
Kryeministri kërkoi evakuimin e banorëve për shkak të prurjeve shumë të mëdha të lumit Vjosa.
“Prefekti ka autoritetin që të urdhëroi evakuimin paraprak në çdo rast që ta konsiderojë të domosdoshme. Nuk është e thënë që të presim vërshimin, përkundrazi nëse konstatohet e nevojshme duhet të heqim gratë e fëmijët. Në këto rrethana qëllimi kryesor është të shpëtojmë jetët e njerëzve, pastaj të tjerat i zgjidhim”, është shprehur Berisha.
Top Channel