10 personalitetet e vitit

04/12/2010 02:00

E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës  ka shpallur për të katërtin vit radhazi 10 personalitet  viti 2010.

E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës  ka shpallur për të katërtin vit radhazi 10 personalitet  viti 2010.

Këto personalitete të njohur dhe të panjohur më parë nga publiku, nëpërmjet votimeve të qytetarëve janë vlerësuar për kontributin e tyre në komunitetin kryeqytetas.

Në një ceremoni modeste kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama u ka shpërndarë 10 personaliteteve titullin e personalitetit të vitit.

10 personalitete janë përzgjedhur nga juria bazuar në votimet dhe propozimet e vetë qytetarëve. Ata vijnë nga zhanre të ndryshme të artit, si muzika, sporti publicistika, por  në mes tyre spikasin 10 edukatorët e çerdhes nr. 10, një shofer i një kompanie transporti apo dhe një kompani celulare në kryeqyet.

10 personalitet janë si më poshtë:

Ramazan Kokoshi     shofer
Bardhylka Kospiri      Fondacioni shqiptar  i drejtave të aftësisë së kufizuar
Pirro Misha               publicist
Orieta Zylalaj            nxenëse e shkëlqyer
Eagle Mobile
Edi Hila                   artist shqiptar
Alban Bushi             futbollist
Mirian Leka             soprano
Pedagogët vullnetarë të TEN
Cerdhja Nr. 10 

Top Channel