Studentët e Mjekësisë takojnë rektorin Kule
03/12/2010 12:45
Një ditë pasi njoftuan bojkotin e mësimit në shenjë proteste ndaj pedagogëve të tyre, studentët e Fakultetit të Mjekësisë u takuan me rektorin Dhori Kule.
Ata kanë kërkuar shkarkimin e dekanit të fakultetit të Mjekësisë dhe pajisjen me tekste të reja.
Nga ana e tij, rektori Kule ka deklaruar se shkarkimi i Dekanit është kompetencë e ministrit të Arsimit, ndërsa premtoi se do të merren masa ndaj cdo pedagogu që nuk zhvillon mësim.
Megjithatë studentët e fakultetit të Mjekësisë do të vazhdojnë bojkotin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Top Channel