
Bregu i liqenit të Shkodrës ka përparuar edhe më në thellësi të qytetit. Vetëm në 24 orët e fundit ujërat kanë përparuar edhe 150 metra ndërsa në lagjen Xhabije dhe banesat e ulëta në zonat e Livadheve dhe Tophanes janë në presencë uji që shkon deri në një metër.
Mëngjesin e sotëm në keto zona leviznin vetëm varkat e banoreve te zones te cilat jane te pakta ne numer per te perballuar nevojat qe ka popullesia atje.
Jane me mijera familje te bllokuara ne pallate dhe ne katet e dyta te ndertesave te zones. Ata tashme jane pa energji elektrike dhe uje te pijshem dhe cdo mjet jetese dhe ushqimet duhet qe t’i marrin ne lagjet e tjera te qytetit duke levizur me varka ose edhe duke u futur ne uje kembe. Mjetet e medha te ushtrise dhe policise nuk mund te levizin ne keto lagje per shkak se rruget jane shume te ngushta.
Mundesia e vetme jane varkat. Nderkohe situate ne zonen e Nenshkodres eshte renduar akoma me shume.
Mbremjen e djeshme banoret e fshatit Smarish lajmeruan se argjinatura qe i mbronte nga uji Bunes shpertheu dhe ujerat vershuan ne banesat e tyre. Ata jane perpjekur te lajmerojne per ndihme duke qelluar edhe me arme ne ajer. Burimi permbytjes, shkarkimet nga hidrocentrali Vaut te Dejes vijojne me intesitet shume te larte. Mengjesin e sotem shkarkoheshin mbi 2800 meter kub ne sekonde.
Top Channel