Rama: Berisha përgjegjës për gjendjen

03/12/2010 13:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha për gjendjen e rëndë të krijuar në vend.Sipas Ramës ajo që po ndodh sot në Shkodër është rezultat i keqqeverisjes dhe degradimit të asaj klase që është në pushtet përmes votës së vjedhur.

Rama akuzoi kryeministri Berisha për komunikim skandaloz në parlament duke reaguar në mënyrën më të cuditshme ndaj përpjekjevë të opozitës për të ngritur dhe për të nxjerrë në pah problemet që shqetësojnë aktualisht vendin.

“Në cilin vend, në kulmin e kësaj një situate të vështirë, kryetari i qeverisë guxon dhe kthehet në një klloun, që gajaset duke përgojuar opozitën, duke akuzuar, shpifur, sajuar dhe duke transformuar në një maskaradë të mirëfilltë një debat të rëndësishëm”, tha Rama.

Sipas tij në Shqipëri njerëzit po lihen në mëshirë të fatit dhe qeveria nuk bën përpjekjet e duhura që duhen ndërmarrë në situata të tilla, si ato që po ndodhin prej ditësh në Shkodër.

Top Channel