Përmbytjet, në rrezik dy persona në Shirgj

03/12/2010 10:10

Dy persona në fshatin Shirgj të rrethit të Shkodrës ndodhen në rrezik për jetën pasi kanë mbetur të izoluar në banesën e tyre.

Alarmi është dhënë nga banorët e fshatit, të cilët kanë paralajmëruar se personat në fjalë rrezikojnë të mbyten, pasi shtëpia e tyre është mbuluar nga uji.

Banorët e Shirgjit kanë deklaruar se dy fqinjët e tyre ndodhen të izoluar që prej orës 04:00, në lagjen Bollake të fshatit, ku uji ka arritur nivelin e dy metrave.

Por dy banorët në fjalë nuk janë të vetmit në rrethin e Shkodrës që kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e tyre.

Top Channel