Përmbytje në Fushë-Krujë

03/12/2010 15:55

Dalja nga shtrati e lumit Zezë si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Fushë-Krujës dhe zonat përreth.

Zona te tera ne Fushë-Krujë, Nikel dhe Bubq ndodhen te permbytura. Situata eshte shume e renduar, ndersa banoret e lagjeve te prekura me shume nga permbytjet ne Fushe-Kruje jane perfshire nga paniku. Nje pjese e tyre kane nisur te evakuohen nga frika e rritjes se nivelit te ujit pergjate oreve ne vazhdim.

Ne lagjet “Bakushe Visha” dhe “Adem Gjeli” ujerat arriten ne lartesine 1,5 metra me tendence rritjen. Reshje e shumta që kanë rënë me intensitet ditët e fundit,e vecanerisht paraditen e se premtes kane nxjerre nga shtrati lumin Zeze duke cuar ne shperthimin e pakontrolluar te ujerave ne zonen nga kalon. Kjo eshte permbytja e dyte brenda pak ditesh ne Fushe-Kruje qe shkaktohet nga lumi Zeze i cili shperthen ujrat ne menyre te befte duke shkaktuar shume deme ne banesat e disa lagjeve te qytetit.

Top Channel