Obama, vizitë surprizë në Afganistan
03/12/2010 17:50
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka mbërritur në Afganistan për një vizitë surprizë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë duhej të takonte në Kabul presidentin afgan, Hamid Karzai, por gjithçka është anuluar për shkak të kushteve meteorologjike.
Obama do të qëndrojë në vendin aziatik për pak orë.
Top Channel