Obama: Al Kaeda do të mundet

03/12/2010 21:40

“Lufta do të jetë ende shumë e fortë, por Al Kaeda do të mundet”.

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama duke folur përpara trupave amerikane në Afganistan.

“Presim ditë të vështira, por ushtarët amerikanë mund të jenë të sigurtë se SHBA-të nuk do t’i lejojnë më kurrë Al Kaedës të përdorë Afganistanin. Jam këtu për t’u thënë faleminderit të gjithëve”, theksoi ai.

Top Channel