Moti i keq, probleme në portin e Durrësit
03/12/2010 10:45
Moti i keq ka sjellë probleme me anijet e peshkimit dhe trageteve të linjave që vijnë nga Italia në portin e Durrësit.
Sipas informacioneve të fundit një nga tragetet ka problem në ankorim dhe mjetet detare janë vënë në ndihmë të tij.
Si pasojë e motit të keq në port nuk po përpunohet asnjë anije mallrash apo traget udhëtarësh.
Top Channel