
Gjendja kritike në Kaskadën e Drinit tashmë e detyron KESH-in që të shkarkojë nga portat e hidrocentraleve te gjithe sasine e ujit qe do te sjellin lumenjte.
Kjo do të thotë se nëse prurjet do të rriten, përmbytjet në zonën e Nënshkodrës do jenë edhe më agresive.
”Per te ruajtur sigurine e digave nuk mund te mbajme me prurejt dhe cdo prurje natyrore do te shkarkohet. Fierza ndodhet në nivelin kritik 290.8 metër ndërsa prurjet vazhdojnë të jenë të larta”, u shpreh kreu i KESH-it, Engjëll Zeqo.
Kreu i KESH thotë se specialistët e korporatës po monitorojnë me kujdes edhe gjendjen e digave, edhe pse siguron se ato janë plotësisht të sigurta.
Korporata pret që edhe dhjetori të jetë muaj me reshje masive cka paralajmëron se përmbytja e peste e Shkodrës gjatë këtij viti mund të jetë më e gjatë se ato të parat.
Top Channel