Greva e kontrollorëve, paralizohet Spanja

03/12/2010 22:25

Greva e kontrollorëve të aeroporteve ka paralizuar Spanjën duke lënë të bllokuar mbi 25 mijë pasagjerë.

E gjithë hapësira spanjolle, përveç Andaluzisë ndodhet e bllokuar ndërkohë që Ministri i Transporteve, Blanko dënoncoi grevën e ndërmarrë prej kontrollorëve e cila sipas tij ka marrë peng 250 mije udhëtarë në gjithë vendin.

Kontrollorët protestojnë për shkurtimet dhe rritjet e taksave të ndërmarra nga qeveria, ndërkohë që kjo e fundit për të dalë nga situata e vështirë po mendon ndërhyrjen e ushtrisë dhe pilotëve të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA