Fushë-Krujë, vritet 37 vjeçari

03/12/2010 19:20

Një 37 vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Fushë-Krujë, në një zonë pranë tregut industrial.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Sadiu, i cili humbi jetën në Spitalin Ushtarak pas plagëve të rënda që mori.

Sipas burimeve në vendngjarje, viktima mbërriti me vonesë në urgjencë për shkak të bllokimit të rrugëve.

Policia po heton për autorët dhe shkaqet e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA