Fierza me porta hapur

03/12/2010 16:10

Burimi i sasise së madhe të ujit që po vërshon në Shkodër është hidrocentrali Fierzes portat e te cilit jane hapur qe prej se merkures.

Hapja e portave nga ana e drejtuesve te KESH është bërë për shkak të rritjes së madhe te nivelit te ujit ne digen e ujembledhesit te Fierzes. Dallga gjigante e ujit godet pa pushim uren qe ndodhet shume metra poshte diges.

Vershimi gjigant i ujrave qe po shkarkohen nga Fierza ka demtuar edhe argjinaturen e rruges qe ndodhet poshte saj dhe qe lidh Tropojen. Nderkohe qe ka shembje ne rruge per shkak te lageshtise se madhe te krijuar nga shkarkimet e diges.

Ujërat vershojne edhe mbi ure duke penguar levizjen, nderkohe edhe levizja me target eshte pezulluar. Sasia e madhe e ujerave shkarkohet ne ujembledhesin e Komanit ne digen e te cilit jane hapur portat e me pas ne Vaun e Dejes.

Top Channel