Familja: Apel të arratisurit nga 313

03/12/2010 16:45

Familja e Ajet Muratit, i cili u arratis nga paraburgimi 313 te enjten, i bëjnë apel tashmë të kerkuarit kryesor ne vend qe te vetëdorezohet. Gjyshi i tij, i cili ka mberritur menjehere pas ngjarjes nga Kukësi, pret njerezit që interesohen për fatin e të riut, në shtëpinë e nipërve ne Paskuqan 2.

I arratisuri Ajet Murati eshte marre me sport per dy vjet ne nje skuader futbolli per te rinjte ne Kamez, cka i jep pergjigjje edhe enigmes se si ai arriti te kaloje lehtesisht murin ndares mes gjykates, burgut dhe sherbimit te proves.

Dy vellezerit e tij jetojne duke punuar ne pune te zeze ne ndertim, profesion te cilin e kishte tentuar edhe Ajeti. I riu kishte perfunduar shkollen e mesme ne Laprake, mandej ka perfunduar sherbimin ushtarak te detyrueshem, kohe gjate te ciles i ka vdekur edhe e ema.

Pikerisht pas kesaj fatkeqesie, Ajeti tentoi te grabise nje banke ne Tirane, pas nuk kishte arritur te gjente nje pune ne Greqi ku emigroi per dy muaj dhe pasi nuk arriti te pershtatej edhe me punen e krahut qe ja kishin gjetur te vellezerit. Nderkohe policia njofton se pas arratisjes se 20-vjecarit komisariati numer 3 ka ndaluar Kamber Hoxhen, ne detyre shef policie i ne burgun 313 dhe nje punonjesi tjeter qe ishte polic i sigurise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA