Emergjencë civile edhe në Durrës e Lezhë

03/12/2010 22:40

Pas Shkodrës qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës civile edhe në Qarkun e Durrësit dhe atë të Lezhës si pasojë e përmbytjeve që përfshinë këto dy zona kryesisht ditën e sotme.

Dhjetra hektarë tokë ndodhen nën ujë në Lezhë e Durrës.

Ndërkohë Bashkia e Sukthit ka kërkuar evakuimin e banorëve për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në disa zona si pasojë e rritjes së ndjeshme të nivelit të ujit në terren.

Edhe autostrada që lidh Tiranën me qytetin bregdetar u bllokua disa herë në disa pjesë të saj për shkak të vërshimit të ujit mbi rrugë.

Pritet të nisë evakuimi i banorëve në zonat më problematike të Lezhës e Durrësit, ku pas shpalljes së gjendjes së emergjencës civile pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë.

Situata pritet të përkeqësohet edhe më tej pasi e gjithë zona është përshirë nga shirat të shumtë pasditen dhe mbrëmjen e sotme, fakt që vështirëson në përballimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA