Durrës, stuhia bllokon lëvizjen

03/12/2010 16:25

Situata e rëndë është krijuar sot paradite edhe në qytetin e Durrësit. Nje stuhi e fortë goditi qytetin bregdetar, për rreth 30 minuta, duke shkarkuar vërshimin e ujit në të gjitha rrugët e qytetit.

Ne hyrje te qytetit dhe ne disa lagje periferike niveli ujit eshte rritur ndjeshem ne rruge duke paralizuar levizjen.

Permbytja ka perfshire edhe disa ndertesa ne katet e para dhe dyqane. Nderkohe qe eshte nderprere puna ne portin detar per shkak te stuhise dhe eres se forte. Anijet per disa ore nuk jane perpunuar ndersa nje target linje ka patur veshtiresi te medha ne ankorim. Si pasoje e reshjeve jane permbytur e mbushur me uje disa segmente te autostrades Tirane – Durres duke krijuar probleme te medha me qarkullimin e automjeteve.

Aktualisht arteria me e ngarkuar ne Shqiperi eshte e bllokuar, ne disa segmente. Ne Vore, policia ka hedhur bordurat ndarese mes korsive dhe e ka devijuar trafikun ne rrugen e vjeter qe perfundon ne Shkozet. Policia njofton se kalimi ne kete rruge eshte i veshtire duke u krijuar per pasoje edhe radhe te gjata makinash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA