Buxheti 2011, mblidhet komisioni i ekonomisë

03/12/2010 00:10

Opozita ka braktisur seancën plenare ku po diskutohej miratimi nen për nen i projekt buxhetit të vitit 2011.

Largimi i opozitës ka ardhur pas fjalës së kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

“Opozita erdhi në seancë e shqetësuar serioze, impenjuar për të diskutuar për Shkodrën, për buxhetin dhe për të qenë serioze për të sjellë një paketë propozimesh për buxhetin 2011. Kërkojmë një buxhet realist për 2011. Ne po largohemi për të mos u bërë bashkëfajtorë në funeralin e mazhorancës dhe as dëshmitarë të funeralit ekonomik”, tha Ruçi.

Por dy deputetët socialistë që propozuan amendamentet për ndryshime në projekt buxhetin e 2011, Andis Harasani dhe Arben Malaj qendruan në sallë dhe kërkuan nga mazhoranca miratimin e amendamnteve të tyre.

Kryeministri Berisha u shpreh se është miratuar propozimi i deputetit Harasani përsa i përket kasave fiskale, por përsa i përket uljes së deficitit në 2.5 përqind ai e quajti atë të pamundur.

Deputetët Malaj dhe Harasani kërkuan mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kërkesë kjo aprovuar nga mazhoranca, për të dëgjuar në propozimet e dy deputetëve socialistë. Seanca u ndërpre për të kaluar në mbledhjen e komisonit dhe pritet të rinisë pas pak.

Top Channel