Bregu i Fildishtë, kaos pas presidencialeve

03/12/2010 21:55

Në Bregun e Fildishtë është kaos pasi Këshilli Kushtetues i vendit ka shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale të 28 nëntorit, kreun aktual të vendit Laurent Gbagbo.

Në këtë mënyrë përmbyset rezultati i shpërndarë dje nga Komisioni Zgjedhor që i kishte dhënë fitoren kandidatit të opozitës Ouattara.

Kjo fitore ishte njohur edhe nga OKB, sipas kreut të misionit në Bregun e Fildishtë.

Por Këshilli i ka atribuar Ggagbo, 51% të votave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA