Tiranë, arratiset një person nga burgu 313

02/12/2010 11:35

Një person që mbahej në burgun 313 në Tiranë ka mundur të arratiset paraditen e sotme nga mjediset e paraburgimit.

Sipas informacioneve të fundit, i arrestuari për vjedhje Ajet Marku ka mundur që gjatë kohës së ajrimit të godasë rojen, të kapërcejë murin dhe të largohet me shpejtësi.

Burgu 313 në Tiranë konsiderohet zonë e sigurisë së lartë dhe ende nuk janë bërë të qarta plotesisht rrethanat se si ka mundur që Marku të dalë prej andej.

Marku tentoi të grabiste nje bankë pak kohë më parë në bulevardin “Zogu I”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA