Shkodër, situatë tepër e rënduar nga përmbytjet

02/12/2010 12:00

Situata në qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të enjte është shumë e rënduar.

Sipas gazetareve është e pamundur qe te kalohet ne hyrje te lagjes Xhabije dhe ne rrugen nacionale per shkak se niveli ujërave te liqenit ka shkuar ne nje meter. Gjate nates shume banore jane larguar me shpejtesi nga zona per t’i shpetuar ujërave. Me qindra banesa ne katet e para jane nen uje ndersa kane dale jashte funksionit kabinat elektrike. Lagje te tera ne Shkoder te cilat kane prezence uji jane te bllokuara.

Ujërat kane bllokuar hyrjen e qytetit te Shkodres duke e bere te pakalueshme ndersa mesohet se uji ka bllokuar levizjen edhe ne uren e lumit Buna, per shkak se lumi tani kalon mbi ure.

Siperfaqja e permbytur po zgjerohet me shpejtesi ne qytet, ndersa po kaq e rende eshte situata edhe ne zonen e Nenshkodres e cila u permbyt e para. E vetmja mundesi komunikimi per banoret e Shkodres eshte rruga nga Vau i Dejes dhe nga Malesia e Madhe, rruge qe nuk jane permbytura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA