Serbia heq vizat për Shqipërinë
02/12/2010 01:35
Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza për në Serbi. Urdhëri është firmosur më 26 nëntor nga Ministri për Policinë, Ivica Daçiç dhe do të hyjë në fuqi me t’u botuar në fletoren zyrtare. (UPDATE)
Në arsyetimin e Serbisë përmendet edhe fakti që Shqipëria ka fituar liberalizimin e vizave edhe nga Bashkimi Europian më 8 nëntor.
Shqipëria nga ana e saj ka hequr kohë më parë sistemin e vizave për serbët, ndërsa Serbia e mori këtë vendim pas shumë tentimeve dhe marrëveshjeve.
Megjithatë udhëtëtimi nga territori i Kosovës është i vështirë pasi serbia nuk e njeh atë si një kufi shtetëror, por thjesht si kufi administrativ, ndaj qytetarët shqiptarë do të detyrohen të futen nga Maqedonia apo nga Mali i Zi për në Serbi.
Top Channel