Përmbytjet, FSK ofron ndihmë

02/12/2010 17:00

Forca e Sigurisë së Kosovës do te ndihmoje Shqiperine në përballimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve në veri të vendit, duke permbushur keshtu nje kerkese te drejtuar kesaj force nga qeveria e Kosoves.

Ministri në dorëheqje i FSK-së, Fehmi Mujota, me autorizimin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, sipas Ligjit dhe Rregullores për planifikimin dhe përgatitjen e dislokimit të FSK-se jashte vendit, nxorren nje vendim per dislokimin e njësitit te kerkim-shpëtimit të FSK-së në veriun e Shqipërisë.

Komanda e forces tokesore te ketij organizmi po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme per te derguar ushtaret ne terren sa me shpejt qe te jete e mundur. Kjo është hera e dytë që FSK-ja ndihmon Shqiperine ne përballimin e situatave të jashtëzakonshme të krijuara nga vërshimet. Nje njesi e ish-TMK-së ka dhene po keshtu ndihmesen e saj pas shpërthimit të predhave në depon e shkaterrimit te armeve në Gërdec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA