Përmbytjet, Berisha: Gjendja e pazakontë
02/12/2010 11:50
Kryeministri Sali Berisha takon shtabin e Emergjencës në Shkodër të ngritur pas situatës së rëndë të përmbytjeve të krijuar në zonë ditët e fundit.
Shefi i qeverisë theksoi se gjendja është e pazakontë dhe se përparësi duhet t’i jepet qytetit të Shkodrës.
Kryeministri kërkoi mbylljen e shkollave në zonat e përmbytura, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e evakuimit të detyruar në fshatrat dhe lagjet në rrezik.
“Nën ujë ndodhen 745 shtëpi dhe janë përmbytur deri më tani 1350 hektarë tokë. Në rrezik është edhe argjinatura e Torrovicës”, tha Berisha.
Top Channel