BE: Kriza kusht për statusin

02/12/2010 00:40

Presidenca Belge mbështeti në Parlamentin Europian Komisionin gjatë debatit për zgjerimin që u zhvillua në Komitetin e Jashtëm.

“Dëshiroj ta nis nga opinioni i Komisionit për aplikimet e bëra nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Për të dy vendet, Komisioni njohu zhvillimet pozitive, por rekomandoi që negociatat e anëtarësimit të hapen vetëm pasi të përmbushen priotetet kyçe që listohen në opinionet respektive. Për Malin e Zi, në kuadër të përparimit të gjithanshëm, megjithëse të paplotësuar, Komisioni rekomandoi që Këshilli të japë statusin kandidat ndaj tij, ndersa listoi 7 prioritetet kyçe që kanë të bëjnë kryesisht me zbatimin e ligjit, reformën gjyqësore, lirinë e medias, reformën zgjedhore dhe luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Për Shqipërinë, Komisioni nënvizon nevojën për të shumëfishuar përpjekjet në terren përpara se vendit t’i jepet statusi kandidat. Komisioni rekomandoi dhe kushtëzimin e çeljes së negociatave vetëm pasi të vlerësohej një progres pozitiv. Dihet rezultati i nismës së forcave kryesore të Parlamentit Europian për të lehtësuar dialogun mes partive kryesore shqiptare pas zgjedhjeve të qershorit 2009, çfare nuk është suprizë për këtë komitet, dhe sikundër ia thashë dhe kolegut tim, Edmond Haxhinasto në  14 tetor, garantimi i funksionimit të duhur të parlamentit shqiptar mbetet një nga çështjet kyçe. Megjithatë, kërkohet më shumë veprim nga  Tirana, siç ilustrohet dhe në 12 kriteret e listuara nga Komisioni, që mbulojnë gjërësisht jo vetëm qendrueshmërinë dhe funksionimin e institucioneve demokratike, por gjithashtu reformën zgjedhore, zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”,  deklaroi Steven Vanackere, Ministër i Jashtëm belg.

Përveç fjalës së tij hyrëse, përfaqësuesi i Presidencës Belge nuk e përmendi më Shqipërinë, meqenëse edhe interesi i eurodeputetëve të pranishëm u fokusua, si zakonisht, mbi vendet e tjera të Ballkanit dhe Turqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA