Sergio Ramos: Nuk doja të dëmtoja Messin

01/12/2010 14:20

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, pranoi superioritetin e Barcelonës në humbjen 5-0 që ekipi i tij pësoi në Camp Nou dhe kërkoi falje për ndërhyrjen e rëndë që bëri ndaj Lionel Messi në fund të ndeshjes.

Spanjolli nënvizoi se i ka kërkuar falje për sjelljen e tij futbollistëve të Barcelonës dhe shokëve të tij në kombëtaren spanjolle, Gerard Pique dhe Carles Puyol, me të cilët pati momente acarimi pas ndërhyrjes që bëri ndaj argjentinasit.

“Gjesti im ishte shembull i keq për fëmijët, por nuk më pëlqeu aspak sjellja dhe festimi i lojtarëve të Barcelonës pas golit të pestë”, theksoi Sergio Ramos.

“Në karrierën time kurrë nuk kam dëmtuar ndonjë kundërshtar. Ndërhyrja ishte e rëndë, por nuk ishte me qëllim për të dëmtuar Messin”, përfundoi mbrojtësi madrilen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA