Ronaldo Nazario dhe kujtimi më brutal: Më goditën 3 herë me grusht, dola nga fusha duke qarë
Robinho mendon se Milani është “një ekip brazilian në shpirt” dhe kërkon të luajë për kuqezinjtë edhe 10 vite të tjera sepse futbolli italian i pëlqen dhe i shkon për shtat.
“Milan është si një ekip brazilian, e pamundur që mos të ndihem mirë këtu”, shprehet Robinho në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.
“Futbolli anglez nuk i përshtatej karakteristikave të mia sepse luhej me shumë topa të gjatë dhe për një futbollist brazilian kjo nuk është gjë e mirë. Në Itali luhet një futboll që mua më pëlqen”, vazhdon Robinho.
Robinho është shok ekipi tek Milan me mikun e tij Ronaldinho, i cili nuk po kalon një moment të mirë dhe ka disa ndeshje që nuk niset si titullar.
“Asnjë futbollisti nuk i pëlqen të qëndrojë në stol, por Ronaldinho për mua është një lojtar fantastik dhe nëse është në formë bën diferencën”, shtoi sulmuesi brazilian.
Top Channel