Përmbytjet, mblidhet Komiteti i Emergjencave në METE

01/12/2010 12:00

Mblidhet Komiteti i Emergjencave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për të diskutuar rreth masave dhe hapave që do të ndermerren pas situatës së krijuar në Shkodër.

Zëvendësministri Sokol Dervishaj deklaroi se ka rritje të nivelit të liqenit të Shkodrës, ndërsa shkarkimet kanë qenë minimale. Sipas tij KESH ka menaxhuar më së miri situatën dhe është shënuar rritje e prodhimi ttë energjisë.

Kreu i KESH-it, Engjëll Zeqo deklaroi se situata po monitorohet dhe shfrytëzimi i energjisë do të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Portat e HEC-eve janë në gjendje të mirë, nuk ka asnjë problem dhe sigurojmë se menaxhimi i prurjeve do të jetë i duhuri”, tha Zeqo.

Top Channel