
Kryeministri Sali Berisha i kerkoi Ministrisë së Jashtme të sjellë ndryshimet përkatëse në Protokollin e Shtetit, të cilat do të sanksionojnë sjellje të detyrueshme të institucioneve për ndërtimin e Ditës së Pavaresise. (UPDATE)
Kjo kerkese e kryeministrit Berisha vjen pasi keshilltaret demokrate bashkiake kerkuan ndjekjen penale ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama, duke e akuzuar ate se me mungesen e ceremonive festive ne Tirane ne Diten e Flamurit, ka demtuar interesat e shqiptareve. Kryeministri foli ashper kunder kreut te bashkise, por deklaroi se nuk do ta shkarkonte nga detyra, sic i eshte kerkuar nga keshilltaret demokrate, pasi ky akt sipas tij do te merrte konotacion negativ per opoziten.
“Zoti zëvendësministër i Jashtëm, kërkohet që me përparësi të madhe ligji i Protokollit të Shtetit të kalojë në autoritetin e Protokollit të Shtetit detyrimin e të gjithë ceremonialit dhe dekorit, në rastin e festive kombëtare. Kurse atij zotërisë dua t’i them se nuk shkarkohesh sot, me gjithë dëshirën e madhe që do të kisha që kjo mbledhje të vendoste shkarkimin tënd, sepse je edhe kryetar i PS-së, partisë kryesore opozitare, por nuk do të kesh më kurrë rast që ti të fyesh shqiptarët. Këshilli bashkiak ka marrë nismën për të kërkuar ndjekje penale ndaj tij dhe unë kam besim se drejtësia do të thotë fjalën e vet”, tha Berisha.
Nje pjese e rendesishme e vendimeve te qeverise kishin te benin me ndertimin e infrastruktures se vendit, ku binin ne sy autorizimi per tenderimin e tre segmenteve te rendesishme kombetare, qe nga tuneli i rruges Tirane-Elbasan, qe duhet te perfundoje brenda 18 muajve nga firmosja e kontrates dhe deri tek bypass-i Plepa- Kavaje- Rrogozhine.
“Tuneli do të financohet kryekëput me paratë e buxhetit të shtetit dhe nga dita e nënshkrimit të kontratës, afati i dorëzimit të tij do të jetë 18 të muaj. Tenderi do të jetë tender i hapur ndërkombëtar. Gjithashtu, sot, ne vendosim për të autorizuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të tenderojë ndërtimin e rrugës së Arbrit, segmenti nga Ura e Vashës, loti i 3-të. Rruga e Arbrit është rruga e dytë e kombit. Po sot, ne autorizojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugës për by pass-in Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, loti i 8-të. Autostrada nga Shkodra deri në Vlorë do të jetë me katër korsi”, tha Berisha.
Duke konfirmuar se se shpejti nis projektimi i rruges qe lidh Tiranen me Malesine e Bizes, si pjese e ndertimit te infrastruktures turistike malore. Kryeministri Berisha shprehu keqardhjen qe deputetet e opozites votuan kunder buxhetit, qe sipas tij projekton dhe nderton Shqiperine me infrastrukture moderne per qytetaret e saj.
Top Channel