Mourinho rrezikon një tjetër dënim

01/12/2010 15:50

Trajneri i Realit të Madridit, Mourinho, i ndëshkuar dje me një ndeshje skualifikim nga UEFA për kartonat e kuq të Xabi Alonso e Sergio Ramos në ndeshjen kundër Ajax, rrezikon një tjetër denim për sherrin me Manolo Preciado, teknikun e Sporting Gijon.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Mourinho kishte akuzuar Preciado se kishte dhuruar ndeshjen e luajtur kundër Barcelonës, një akuzë e që nuk është pranuar nga ky i fundit që e konsideroi trajnerin e Realit si “një mashtrues”.

Këshilli Disiplinor në Spanjë ka filluar hetimet në lidhje më këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA